Shorti i Euro 2020, Gjermania, Franca dhe Portugalia në grupin e “ferrit”

Sport

Ka përfunduar në shorti i vlefshëm për fazën finale të Euro 2020, ku 20 skuadrat e kualifikuara për këtë veprimtari, kanë njohur kundërshtarët e tyre.

20 ekipet janë ndarë në 6 grupe dhe do presin vetëm përfundimin e fazës play-off, që 4 nga këto grupe të plotësohen me skuadrat që më 31 mars do mësojnë fatin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tifozët kanë njohur përplasjet më interesate dhe grupin e ferrit, që do jetë ai F, me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë që do të luftojnë për kualifikimin, bashkë me fituesen e play-off A, që do jetë një mes Islandës, Rumanisë, Hungarisë dhe Bullgarisë.

Kosova, e cila bën pjesë në play-off D, në rast se arrin të lërë pas krahëve Gjeorgjinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bjellorusinë, do të jetë pjesë e grupit C bashkë me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Shorti:

Grupi A

Turqi

Itali

Uells

Zvicër

Grupi B

Danimarkë

Finlandë

Belgjikë

Rusi

Grupi C

Holandë

Ukrainë

Austri

Fituesi play-off D (Gjeorgji, Maqedoni e Veriut, Kosovë, Bjellorusi )

Grupi D

Angli

Kroaci

Fituesi play off C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael)

Ceki

Grupi E

Spanjë

Suedi

Poloni

Fituesi play off B (Bosnjë-Hercegovinë, Sllovaki, Irlandë, Irlandë e Veriut)

Grupi F

Fituesi play-off A (Islandë, Bullgari, Hungari, Rumani)

Portugali

Francë

Gjermani

ME TE LEXUARAT