Eksodi i mjekëve, manastirliu: Nuk jemi në emergjencë nga koronavirusi

Soft
Eksodi i mjekëve, manastirliu: Nuk jemi në emergjencë nga

Në një kohë kur shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë kanë zgjedhur që të punojnë në Gjermani, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor nuk është në emergjencë.

E ftuar në emisionin “Real Story”, ministrja tha se pasi qeveria ‘Rama’ erdhi në pushtet u ndërtua një sistem i punësimit të mjekëve dhe infermierëve sipas meritave. Ajo theksoi se paketa për rikthimin e mjekeve nga diaspora ne Shqiperi, bëhet për shkak të planeve afatgjate 10-vjeçare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mjeket se dinim se çfarë oferte ishte në treg dhe pacientët po ashtu. Ne nuk kishim një evidencë të ekipeve që duhet të punonin. Vinin me parti, me ryshfet. Ne kemi ndërtuar sistemin, instrumentin e punësimit. Ne kemi 1500 infermierë në listë në pritje për tu punësuar.

Ne shohim sot në 10 vite. Ky fenomen ka prekur të gjithë rajonin. Duhet të planifikojnë sot dhe në 10 vite. Nuk jemi në emergjencë. Nuk do të ishin 6.4 mln vizita që bëhen tek mjeku i familjes.”, tha Manastirliu.

ME TE LEXUARAT