Shperthimi ne Tirane, kush eshte ndertuesi qe i vendosen tritol
Nje biznesmen ndertimi ka qene objektiv i sheprthimit te ndodhur mbremjen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.
Ngjarja ka ndodhur në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari” në lokalin në pronësi të Muhamet Hoxhes, i cili njihet ne kryeqytet edhe per aktivitetin ne fushen e ndertimit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Sasia e eksplozivit është vendosur jashte të lokalit ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht jo në njerëz.
Pas njoftimit per ngjarjen, forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të mbledhur prova materialet dhe kanë marë në pyetje pronarin e lokalit.
Policia ka sekuestruar pamje filmike me shpresën se gjatë analizimit të tyre, mund të identifikojnë autorin e këtij krimi.
Nga ana tjeter mesohet se hetimet lidhur me këtë ngjarje vijojnë nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pritet të zbardhen dhe motivet kryesore të këtij krimi.