Organizuan vrasjen e Inezit te Vlores, mbyllet ne qeli Xheladin Merko

Aktualitet

Xheladin Merko, njëri nga 8 personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Vlorës si pjesë e skuadrës që qëlloi me kallashnikov në 10 maj 2019 mbi Inez Hajrulla sot ka dalë para gjykatës së Vlorës, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një masë e tillë sigurimi është kërkuar nga prokurori i çështjes Alfred Saliu, kërkesë e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari i çështjes. Ndërsa për sa i përket dy personave të tjerë Igli Memaj dhe Gentian Dauti, të kapur në Itali, dhe që konsiderohen si pjesë e grupit të zjarrit të kësaj skuadre, prokuroria e Vlorës i është drejtuar me një kërkesë autoriteteve Italiane, ku kërkon ekstradimin e tyre në Shqipëri me qëllim përballjen në sallën e gjyqit, me akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Një tjetër person mjaft i rrezikshëm dhe që ende nuk është kapur nga policia e Vlorës dhe Tiranës është Fatmir Hyseni apo siç njihet ndryshe në Vlorë si “Doqia”. Ky person dyshohet të jetë truri i sulmit kundër Inez Hajrulla në Vlorë dhe disa shokëve të tij që po qëndronin në ambjentet e jashtme të lokal “A&B Mazana”.

Nga breshëritë e lëshuara me dy automatikë Inez Hajrulla dhe shokët e tij në tavolinë nuk kanë pësuar asnjë dëmtim, kjo edhe falë reagimit me një pistoletë që Hajrulla e mbante me vete. Por një nga plumbat e qitur nga automatikët, kanë plagosur lehtë në këmbë punonjësin e bashkisë së Vlorës, Dajko Cenodemaj.

ME TE LEXUARAT