Veliaj viziton familjen Hashani: Gjendja emergjente ka kaluar

Aktualitet

Si të mos mjaftonin hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashani bashkë me bashkëshorten, djalin, vajzën dhe nipin e tij do të mbeteshin prej tërmetit të 26 nëntorit edhe pa shtëpi. Pas strehimit të përkohshëm në një prej qendrave sociale të Bashkisë në Kombinat, ai është sistemuar sot në një banesë krejtësisht të re me të gjitha kushtet. Kryebashkiaku Erion Veliaj vizitoi mbrëmjen e sotme familjen prej pesë anëtarësh të Hysen Hashanit i cili ka përfituar nga bonusi i qirasë për një vit që jep Bashkia e Tiranës gjer në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare për strehim.Veliaj theksoi se pas kapërcimit të fazës së parë emergjente, tani ka nisur puna për sistemimin e qytetarëve në banesa dhe rifillimin e punës për rindërtimin. “Iku më e keqja, ajo që ne kishim merak këtë javën e parë është që të kalojë kjo situata e emergjencës mos të ndihen njerëzit sikur janë në krizë non-stop, se tjetër gjë të të ndodhë tërmeti, tjetër gjë të kesh gjithë ditën tërmet, të të bëhet tërmet çdo ditë kur je jashtë shtëpisë”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se faza e emergjencës ka kaluar dhe tani edhe ato palestra shkollore që shërbyen në ditët e para si qendra sociale do të mbyllen. “Më rezulton që shumica i kanë gjetur banesat, pra mund të kenë mbetur tek – tuk ndonjë që do akomodohet nesër, por ne nesër do i mbyllim të gjitha këto palestra, sepse nuk dua që në Tiranë të ndihemi sikur jemi në luftë. Për sa kohë që njerëzit u akomoduan në shtëpi, për çfarë ta mbajmë kot.

Për sa kohë që te “Betim Muço” të gjithë njerëzit u rregulluan, te “Ismail Qemali” e mbyllëm që sot. Pra në momentin që po, u prish godina Qytetin Studenti, more lekët, more dhe apartamentin, për çfarë të vazhdojë kriza më?!”, deklaroi Veliaj.

Kryefamiljari falënderoi Bashkinë e Tiranës për gatishmërinë e treguar që në orët e para për t’i ndihmuar dhe për përkujdesjen e vazhdueshme edhe në ditët në vijim gjer në sistemin e tyre.

ME TE LEXUARAT