Pallati i Marsida Qatjas trondit sërish Kavajën, 29-vjeçari vritet nga pronari i lokalit

Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja, që tronditi këtë mbrëmje Kavajën, ku 60-vjeçari Xhevdet Leçini vrau me armë gjahu 29-vjeçarin Marjus Ismailaj.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, shihet se forca të shumta policore kanë rrethuar zonën, ku ka ndodhur vrasja.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin, ku banon edhe 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila “pushtoi” mediat në fillim të muajit tetor, pasi u vra në hyrjen e saj Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi.

Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Ismailaj është banor i këtij pallati, ndërsa është edhe pronar i lokalit, ku ndodhi ngjarja.

Në momentin e konfliktit me njëri-tjetrin, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit./balkanweb

ME TE LEXUARAT