Tirane/ Te dehur ne timon dhe pa patenta, arrestohen 21 drejtues mjetesh

Aktualitet

Të paktën 21 drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia, pasi thyen rregullat e qarkullimit rrugor. Mësohet se 12 prej tyre kanë qenë në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 43 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 27 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

MASAT

• Janë proceduar administrativisht 45 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafori).

• Janë proceduar administrativisht 176 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

• Janë proceduar administrativisht 134 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë dokumentuar dhe proceduar administrativisht 14 drejtues mjetesh, të cilët shfrytëzonin mjetet e përdorimit vetjak për transport pasagjerësh.

“Duke konsideruar faktin dhe rëndësinë që ka siguria e jetës së nxënësve dhe krijimi i lehtësirave rrugore për ta, apelohet për më shumë kujdes nga të gjithë përdoruesit e rrugës, kryesisht pranë shkollave, ku rreziku për t’u përfshirë në ngjarje rrugore është akoma më i madh.

# KujdesiiShtuarParandalon?

# StopAlkoolitNëTimon?

# JepiniPërparësiKëmbësorëve??♂”, thuhet ne njoftimin e policise.

ME TE LEXUARAT