Harry mban fjalimin e pare pas largimit nga familja mbretërore, tregon arsyen

Showbiz
Harry mban fjalimin e pare pas largimit nga familja mbretërore, tregon

Harry eshte shfaqur per here te pare pas largimit nga familja mbretërore. Nëpërmjet një deklarate zyrtare ai ka folur me dhimbje të madhe për largimin e shumëpërfolur dhe u shpreh se vendimi ka qenë shumë i vështirë për t’u marrë.

Harry tregoi se i ka mbetur një brengë e madhe, pasi ai ka shpresuar që edhe pas heqjes së statusit mbretëror, të vazhdonte t’i shërbente mbretëreshës, por kjo gjë sipas rregullave nuk është e mundur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur,” tha ai i mërzitur.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe është një vend që unë e dua. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Jam rritur duke ndjerë mbështetje nga të gjithë ju, dhe kam parë sesi e keni mirëpritur krahëhapur, Meghanin”, tha ndër të tjera Harry, ndërsa turma shpërtheu në brohoritma.

Më pas ai shtoi se një ndër arsyet e largimit ka qenë Meghan, e cila nuk po përshtatej dot me situatën e krijuar në media dhe sfidat që asaj i janë dashur të kalojë kanë qenë të shumta.

ME TE LEXUARAT