Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama zbulon mesazhin e zv.ambasadores pas termetit: Do ia lexoj Zahos kur te rritet

Kryeministri Edi Rama organizoi një pritje në Pallatin e Brigadave me miqtë e Shqipërisë, ambasadorët e akredituar në Tiranë. Rama shprehu vlerësime për të gjithë ambasadorët për mbështetjen e dhënë prej tyre në tërmetin e 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën.

Kryeministri shprehu nje falenderim special edhe për zv/ambasadoren e SHBA, Leyla Moses-Ones. “Por, njësoj si dritat e festave të fundvitit, edhe kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte. Në kushtet kur ju të gjithë në këtë kohë kaq dramatike për Shqipërinë jeni ndjerë dhe treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët.

Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë nga ambasadat tuaja në qytetet respektive, ndërkohë që unë e di që nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë.

Nuk kam ndërmend t’i publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj në ndonjë aktiv, por mesazhin e Lejlës e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir sot 5 vjeç, Zaho, të rritet dhe pak e të bëjë pyetjen e parë për SHBA unë do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptarë me Amerikën.”

Rama u kërkoi ambasadorëve që të jenë në krah të Shqipërisë gjatë periudhës së rindërtimit të banesave të dëmtuara.

“Për procesin e rindërtimit kemi nevojë të vijojmë t’u kemi në krah dhe të jemi së bashku. Proces ika nisur, kemi krijuar një komitet dhe po punojmë pa pushim dhe orar për të përgatitur planet e rindërtimit. Kemi parashikuar si fillim 200 mln dollarë për nisjen e procesit të rindërtimit, që do të kërkojë më tepër se kaq.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.