"Shkrihen" Krimet e Renda, Ibrahimi: Kreu i Prokurorise se Posaçme do vleresohet mbi 7 kritere

Aktualitet

TIRANË

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaroi sot para mediave se me 18 nëntor, tre kandidatët për kryetarë të SPAK do të zhvillojnë seancën dëgjimore, seancë kjo e cila do të zhvillohet me të njëjtin format ashtu siç u veprua me kandidatët për postin e kryeprokurorit. Kandidatët që kanë shprehur interesa për këtë post mjaft të rëndësishme janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Dosjet e tyre janë në këshill. Seancat dëgjimore do të zhvillohen me 18 dhjetor dhe do të jenë publike, besoj do të jetë njësoj si me prokurorët e përgjithshëm. Do t’i vlerësojmë këto kandidatë mbi 7 kritere. Ne kemi marrë një vendim në bllok, që këta prokurore kanë shërbyer tek Krimet e Rënda. Me datën 19 do të fillojnë punë tetë prokurorët që kemi zgjedhur. Kur bëhet fjalë për ristrukturim nuk shohim kërkesat e prokurorëve , por nevojat e sistemit. Nevojat më të mëdha janë më shumë në Tiranë, por edhe në Durrës ka probleme. Problemet në Tiranë janë më të mëdha. Prokuroria e krimeve të rënda ka qenë ligjërisht si prokuroria karriere. Jo të gjithë kanë shkuar në SPAK. Në datë 20 nuk do ketë as gjykatë dhe as prokuroria të krimeve të rënda. Vendimet tona hyjnë në fuqi me datën 19. Do ju duhet të mësonin me ndarjet e reja dhe të përgjegjësive të prokurorisë. Ky këshill është shumë distant me rastin konkret. Ato janë kompetencat e kryeprokurorit.

ME TE LEXUARAT