Nuk u lejua në varrimin e Admirit, Aleksandër Murataj kërkesë për ti dhënë lamtumirën babait

Aktualitet

Ditën e sotme ka ndërruar jetë babai i Admir Murataj i cili mbeti i vrarë në grabitjen që u bë në Rinas para disa muajsh.

Vëllai i tij Aleksandër Murataj i cili ndodhet në qeli ku është dënuar me 16 vite burg për vjedhjen e 2 milion eurove në Rinas ka kërkuar nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve leje për të marrë pjesë në varrim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kërkesa që Aleksandri të jetë i pranishëm në Tropojë është dorëzuar nga familjarët e tij. Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhej.

Zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme thane se dosja po shqyrtohet ende për shkaqe sigurie.

ME TE LEXUARAT