Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

72-vjeçari nderroi jete ne hotel, flet e reja nga Gjilani qe ishte me te

Në mesditën e 8 janarit të këtij viti në një motel në Gjilan u gjet i vdekur një person i moshës 72-vjeçare. Ai, aty, kishte shkuar me një vajzë, mosha e së cilës nuk kishte qenë hiç më e madhe se 30-vjeçe.

Kjo grua e cila është nga rajoni i Gjilanit, kohë pas kohe me persona të ndryshëm frekuentonte motelet kosovare.

Por një fat i keq, atë e gjeti me 72-vjeçarin. Derisa kishin qenë duke kryer marrëdhënie intime, ai ka ndërruar jetë.

Në deklaratën e saj ajo ka thënë:

“Kemi qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën e hotelit. Por ai në një moment ka ra në dysheme. Unë kur e kam pa ashtu, jam frikësua edhe kam ikë nga moteli. Aty kemi shku dytë me vullnet”.

Në pyetjet e policisë se nëse i moshuari në praninë e saj kishte pirë ndonjë medikament mjekësore, ajo ishte përgjigjur se në praninë e saj ai nuk kishte konsumuar medikamente.

“Jo, sa unë kam qenë aty, nuk e kam pas nëse ka pirë ndonjë medikament mjekësor ose diçka tjetër”, ka deklaruar ajo.

Policia e Kosovës po e heton si vdekje të dyshimtë./Ekspres/

Leave A Reply

Your email address will not be published.