U kap duke pire droge/ SPAK nis hetimet per Lefter Allen
Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka nisur hetimet këtë të enjte për kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
SPAK u vu në lëvizje pas një videoje të publikuar të mërkurën nga gazetari Artan Hoxha, ku Alla ishte kapur në ambientet e një lokali duke pirë drogë.
Prokurorët e posaçëm kërkojnë sqarime nga Lefter Alla për pamjet. Vetë kryebashkiaku reagoi duke mohuar të ishte ai në videon në fjalë. Sipas tij, videoja është e montuar nga Partia Demokratike.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për kryebashkiakun sepse nuk ka kallëzuar krimin ndaj atyre që ka siguruar kokainën.