Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Nje person vdes te Liqeni Artificial, kalimtaret deshmitare te ngjarjes

Nje person ka humbur jeten ne zonen e Liqenit Artificial ne Tirane nderkohe qe eshte gjetur aty nga kalimtaret. Policia ka shprehur dyshimet se ngjarja mund te kete shkaqe natyrale.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjendje të rënduar shëndetesore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.