Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kercenoi me thike bashkeshorten, ne pranga 61-vjeçari

Aktualitet
Shkeli urdhrin e mbrojtjes dhe kercenoi me thike bashkeshorten, ne pranga

Tiranë

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënon me thikë për vrasje bashkëshorten, në banesë, por falë reagimit të shpejtë të Policisë vihet në pranga 61-vjeçari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sekuestrohet një mjet prerës(thikë), me të cilën ka kanosur bashkëshorten.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi F. B. kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes dhe pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike e ka kanosur me thikë për ta vrarë, shërbimet e Komisariatit Nr. 2 kanë reaguar menjëherë duke parandaluar ngjarjen dhe duke vënë në pranga 61-vjeçarin.

Bashkëshortja e këtij shtetasi ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata, pasi 61-vjeçari kishte ushtruar në mënyrë të përsëritur dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale "Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës".

ME TE LEXUARAT