I hodhën tritolin në makine gjate nates, dëshmia e efektives para kolegëve

Aktualitet
I hodhën tritolin në makine gjate nates, dëshmia e efektives para

Kjo është Ornela Buruku, efektivja e policisë në Durrës, të cilët iu vendos natën e kaluar tritol në banesë.

Ngjarja ndodhi në rreth orës 22:35, në lagjen nr.17, ku sipas policisë lënda plasëse është vënë në oborr, aty ku ishte parkuar edhe makina tip ‘Audi” e familjes Buruku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fatmirësisht nga sulmi ka pasur vetëm dëme materiale. Policia bëri me dije se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar makina e Burakut, tip “Audi”. Edhe paraditen e sotme, efektivë policie ndodhen në vendin e ngjarjes.

Ekspertët e hetimit të ngjarjes thanë e Ornela ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt të hapur dhe në këto kushte dyshimet janë se sulmi ka ardhur për shkak të detyrës. “Nuk kam asnje konflikt.

Rrjedhimisht nuk kam asnjë dyshim se kush mund ta ketë hedhur lënden plasese dhe për çfare motivi. U trembem shumë pasi shpërthimi ishte i fuqishëm.

Shpresoj shume që kolegët që po hetojnë rastin të hedhin drite mbi këtë ngarje”,-mesohet të ketë deklaruar 34-vjeçarja Buruku, e cila ka nje kariere 17 vjeçare në polici.

Për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 10 persona, për t’u marrë në pyetje, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët e autorëve.

Banorët e zonës thonë për Abc News se kjo është hera e dytë në harkun e pak muajve që në këtë lagje është hedhur lënde plasëse.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.01.2020, rreth orës 22:35, në lagjen nr 17/1, Durrës, nga muri i jashtëm rrethues i oborrit dyshohet se është hedhur nje sasi e dyshuar lënde plasese ne afërsi të makinës tip “Audi”, e parkuar në oborr dhe në pronësi të shtetases O.B., punonjëse policie.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ME TE LEXUARAT