Tirane/ Akuzohen per vepra te ndryshme penale, ne pranga 5 persona

Aktualitet

Tiranë

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë vënë në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. Ç., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesën e tij ka kanosur me jetë babain e tij, si dhe i ka kërkuar para duke ushtruar dhunë psikologjike.

-Gjithashtu, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u ndalua për veprën penale “Vjedhja”, shtetasi F. K., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bazë të procedimit penal të vitit 2019 ka rezultuar si autor i dyshuar i vjedhjes së një biçiklete dhe disa pijeve alkoolike në një supermarket.

- Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi G. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij.

- Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim F. O., 20 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

- Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim I. Sh., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT