Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Pas Kryemadhit nje tjeter aleat ka shkuar ne takim me Bashen

 
Opozita e bashkuar pritet që brenda muajit janar të paraqesë propozimet e saj në lidhje me Reformën Zgjedhore.

Këtë të hënë në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha ka qenë kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe pas saj në takim ka shkuar kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje ma atë se çfarë është diskutuar në takimin e Bashës me aleatët e tij.

Kryetari i PD në një takim që zhvilloi me gazetarët deklaroi se PD nuk do të presë PS për Reformën Zgjedhore por la të nënkuptohet se nga partia e tij nuk do të ketë një kërkesë për ndryshim sistemi, pasi sipas tij më parë duhet të dënohen krimet elektorale.

Leave A Reply

Your email address will not be published.