Akuzat e PD/ Olsian Çela kerkese KQZ-se: Sillni formularin e kryebashkiakut te Mallakastres

Aktualitet

Kryeprokurori Oslian Çela ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që t’i vendosë në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj.

Ismailaj akuzohet nga Partia Demokratike se ka patur probleme me drejtësinë greke dhe se këtë fakt nuk e ka deklaruar nga formularin e dekriminalizimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që Çela, përveç formularit të kryebashkiakut, kërkon nga KQZ edhe verifikimet paraprake që janë kryer për këtë rast. Ai njofton se Prokuroria e Përgjithshme do të bëjë hetime më të thelluara për Ismailajn.

Gjithashtu u kerkuan dhe gjurmët e gishtërinjve te Ismailajt.

Kryebashkiaku i Mallakastrës i ka mohuar deri më tani akuzat e bëra nga demokratët.

ME TE LEXUARAT