Bardhi: SPAK-u te hetoje pa vonese dosjet e blerjes se votave

Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një takim me strukturat e qarkut Durrës, ka kërkuar nga SPAK që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave 339/1 dhe 184

‘Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negoiatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre.’

ME TE LEXUARAT