Pengmarrja ne Kamez/ Zbardhet pista kryesore e hetimeve

Aktualitet

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me pengmarrjen Jak Prengës paraditen e së premtes në rrugën “London” në Kamëz.

ABC News raporton se Prenga rezulton i regjistruar me letra edhe me emrin Jurgen dhe dyshohet se rrëmbimi ka të bëjë me mosshlyerjen e një borxhi që 49-vjecari i kishte marr personave që iu kishte blerë automjetin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është një nga pistat më të forta që po hetohet nga policia e Tiranës.

Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës, ku dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Ndërkohë dyshohet se autorët e rrëmbimit janë parë për herë të fundit në drejtim të Fushë Krujës në vendin e quajtur Ura  Gjoles.

ME TE LEXUARAT