Anti-KÇK, Arben Malaj: Krimin ekonomik tenton te beje krushqi me politiken

Politikë
Anti-KÇK, Arben Malaj: Krimin ekonomik tenton te beje krushqi me

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj i ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, ka komentuar OFL-në.

Duke folur për paketën anti-KÇK, ai është shprehur se nëse shteti duhet të ishte serioz, duhet tu referohej të dhënave të policisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, Malaj shprehet se një luftë e tillë frontale është shpërdorim forcash dhe se faktet tregojnë se jemi prekur nga fenomeni i krushqisë së krimit me politikën.

Arben Malaj: Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huaj theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje.

ME TE LEXUARAT