Reshje shiu në Tiranë, në zonat malore pritet dëbore, ja parashikimi i motit

Soft
Reshje shiu në Tiranë, në zonat malore pritet dëbore, ja

Tirana ka nisur ditën me reshje të dendura shiu e breshëri mëngjesin e sotëm, ndërsa moti i keq është shtrirë në të gjithë vendin përgjatë natës. Sipas Meteoalb, e enjtja mbetet me reshje ku në lartësinë mbi 600 m nga niveli i detit do jenë reshje dëbore. Temperaturat e ajrit sot luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 19°C mesdita në bregdet.

Ndërsa sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak mbi vendin tonë po depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të shoqëruar me erë hera-herës të vrullshme më e theksuar përgjatë vijës bregdetare.

Gjatë orëve të natës së kaluar e deri në orët e mesditës së sotme reshjet e shiut me intensitet deri mesatar do të mbeten prezente në të gjithë territorin. Në lartësinë mbi 300 metra në verilindje dhe 500 në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut do të konvertohen në reshje bore. Në orët e pasdites reshjet do të lokalizohen në zonat malore në formën e dëborës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me shpejtësi deri në 23-30 m/s. Përkohësisht parashikohet stuhi ere në mesditë ndërsa valëzimi në det parashikohet i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 2°C deri në 6°C

vendet e ulëta 4°C deri në 10°C

vendet bregdetare 5°C deri në 10°C

ME TE LEXUARAT