City përmbys gjithcka dhe mposht Realin, Lyon befason Juven e Ronaldos

Sport
City përmbys gjithcka dhe mposht Realin, Lyon befason Juven e Ronaldos

Manchester City mundi Real Madridin ne stadiumin “Bernabeu”, me rezultat 1-2 në kuadër të fazës së eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Sfida mes madrilenëve dhe skuadrës angleze, ka dhënë një ndeshje tejet të fortë, me aksion të mira, raste të shumta dhe tre gola të shënuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe pse në pjesën e parë shanset nuk munguan, megjithatë, skuadrat shkuan në zhveshtore pa gola.

Pjesa e dytë e ndeshjes solli tre gola që bëri këtë sfidë tejet dramatike. Fillimisht Isco (60’), zhbllokoi lojën duke kaluar në epërsi Realin, mirëpo, skuadra e Pep Guardiolas në çerekun e fundit, u rikthye në lojë, duke përmbysur avantazhin e skuadrës “merenguese”.

Fillimisht Jesus (78’), barazoi shifrat në 1-1, ndërsa De Bruyne pesë minuta më vonë nga pika e bardhë shënoi golin e epërsisë për skuadrën e Cityt.

“Los Blancos” në minutën e 86-të mbeti më një lojtar me pak pasi Ramos u “skuq”. Fitorja e Cityt në këtë duel, është një hap i madh për të kaluar në rundin tjetër, sepse sfida e kthimit luhet në “Etihad Stadium”.

Për befasinë e kësaj natë u përkujdes Lyon që mundi Juventusin, me rezultat 1-0. Tusart (31’), realizoi golin e fitores për skuadrën franceze, e cila për ndeshjen e kthimit që luhet në Torino do të shkojë me fitoren minimal prej 1-0.

ME TE LEXUARAT