Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Sikur ishe ne Mars: Alketa Vejsiu i mbyll gojen komentuesit

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ishte pjesë e “Sanremo” në natën e tretë të tij.

Ajo prezantoi krah moderatorit italian Amadeus dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Jo vetëm në mediat shqiptare, por dalja e Alketës bëri bujë edhe në ato italiane.

Moderatorja mori shumë komente pozitive dhe sigurisht të gjitha këto i ndau në rrjetet sociale.

Prej ditës së “Sanremo”, Alketa ka postuar detaje që lidhen me festivalin dhe kjo gjë duket se e ka bezdisur një nga ndjekësit e saj.

Ai i shkruan se e ka ekzagjeruar me këtë çështje dhe Alketa nuk e ka lënë pa një përgjigje.

“Na çave tr*pin me gjith “Sanremo”… e bëre sikur ke shkuar në Mars”, i shkruan një ndjekës.

“E mo mirë mbaje veten. Shiko bëji ndonjërit tattoo “SANREMO”, do të të duket vepër e bukur dhe do e duash edhe ti këtë pjesëmarrje”, i kthehet Alketa.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.