Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Foshnja “zhduket” në barkun e nënës, mjekët akoma nuk kanë një përgjigje

28 vjeçarja KisLevonia Givens, nga Louisiana e SHBA-ve, përjetoi një dhimbje të madhe kur mjekët zbuluan se një nga dy binjakët që do të sillte në jetë, kishte vdekur, kur ajo ishte ende në javën e 13 të shtatëzanisë.

Fenomenin mjekët e përshkruajtën si “sindroma binjake e zhdukjes”, e cila konsiston në zhytjen e njërit fetus në trupin e nënës apo binjakut tjetër.

Givens është nëna e katër fëmijëve dhe pas lindjes është shprehur se ka përjetuar dhimbje dhe gëzim në të njëjtën kohë.

“Pas lindjes, një nga infermierët hyri dhe më tregoi shenjën e tij të lindjes. Më shokoi, por unë isha e lumtur dhe duke buzëqeshur, ishte e mahnitshme.

Është e pabesueshme, se di si ta përshkruaj, është një ndjenjë e çuditshme. Kam qarë shumë, gjithashtu dhe kam shumë pyetje”, rrëfeu 28 vjeçarja.

Mjekët ende nuk kanë ndonjë shpjegim të qartë se përse një foshnje zhduket në mitër, por ata mendojnë se kjo gjë mund të vijë si rezultat i anomalive kromozomale.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.