A mund ta forcoj sistemin imunitar dhe të shmang infektimin nga Koronavirusi?

Soft
A mund ta forcoj sistemin imunitar dhe të shmang infektimin nga

Në klimën aktuale, shëndeti është në mendjen e të gjithë njerëzve në mbarë globin dhe të gjithë jemi duke menduar "si mund ta shmang infektimin me koronavirus?”

Ne po lajmë duart pa pushim, po qëndrojmë dy metra larg njëri-tjetrit dhe largohemi disa metra larg dikujt që kollitet ose teshtin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por shumë nga pacientët e spitaleve po pyesin nëse ekziston një mënyrë për të forcuar sistemin e tyre imunitar për të ndihmuar në mbrojtjen e tyre.

Përgjigja e shkurtër është, jo. As limoni ose fara e lirit nuk do t'ju mbrojë dhe të ndalojë infektimin me koronavirus.

Larja e duarve, distancimi shoqëror dhe izolimi i vetes mbeten mënyra e vetme reale që na duhet për të parandaluar në mënyrë active infektimin.

Sistemet tona imunitare nuk kanë asnjë fuqi që të pengojë infektimin.

Përkundrazi, sistemi imunitar mbështetet në një integrim kompleks të qelizave, organeve, proteinave dhe indeve të ndryshme të cilat punojnë së bashku për të njohur dhe neutralizuar patogjenët.

Për më tepër, sistemi imunitar nuk është i dizajnuar që të "forcohet" me kalimin e kohës, dhe nëse do të punonte më shumë nga sa duhet në përpjekjen për t’u mbrojtur nga diçka ka gjasë të ndodhë e kundërta. Ai do dobësohet edhe më tepër.

Sidoqoftë, ka shumë lëndë ushqyese, vitamina dhe minerale që nevojiten për të ndihmuar funksionimin normal të sistemit tuaj imunitar.

Duhet të bazoheni vetëm tek një dietë e shëndetshme ushqimore. Çdo pilulë që “forcon” sistemin imunitar është një mashtrim që thjesht do ju bëjë të shpenzoni para dhe madje edhe të dëmtoni shëndetin tuaj.

ME TE LEXUARAT