Te shtena me arme ne kryeqytetin e Kosoves, dy te plagosur

Kosovë&Rajon
Te shtena me arme ne kryeqytetin e Kosoves, dy te plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte rreth orës 17:00 në Kolovicë të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar.

“Lidhur me këtë rast Policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, është shprehur ajo.

ME TE LEXUARAT