“Ultras Guerrils” kërcënojnë me bojkot: Asnjë tifoz në stadium me kartë identiteti

Sport
“Ultras Guerrils” kërcënojnë me bojkot: Asnjë

Partizani rrezikon të mos ketë mbështetjen e grupimit të tifozëve të tij më të zjarrtë në derbin e kryeqytetit kundër Tiranës. Me anë të postimi në rrjetet sociale “Ultras Guerrils” kanë kërcënuar se nuk do të hyjnë në stadium, nëse zbatohet urdhëri i policisë, ku secili prej tifozëve duhet të paraqitet me kartë identiteti.

“Duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë! Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti”, lexohet mes të tjerash në postimin e grupimit të tifozerisë së Partizanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përtej qëndrimit të tyre, Policia e Tiranës nuk ka ndërmend të tërhiqet nga plani i masave për mbarëvajtjen e sfidës. Ndërkohë, interesimi për të ndjekur në stadium ndeshjen vazhdon të jetë i madh. Burime në klubin e Tiranës bëjnë të ditur se deri pas mesditës të së mërkurës janë shitur më shumë se 16.500 bileta.

ME TE LEXUARAT