Aida Shtino thumbon keq Arbana Osmanin: S’ka asnjë kod etike

Showbiz
Aida Shtino thumbon keq Arbana Osmanin: S’ka asnjë kod etike

Në një ndër puntatat e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani, është përmendur emri i Aida Shtinos, e cila njihet si moderatorja e “Njerëz të humbur”. Në puntatën e 14 Marsit, një burrë takoi për herë të parë nënën e tij. Ai u shpreh se as Aida nuk ia kishte gjetur të ëmën, ndërsa “Dua të të bëj të lumtur”, po.

Shtino ka reaguar ashpër me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook. Ajo sqaron se zotëria në fjalë nuk është paraqitur kurrë në emisionin e saj. Po ashtu ajo ka reaguar ndaj emisionit të Osmanit, ku mes të tjerash cek mungesën e kodit të etikës dhe ndjenjës njerëzore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Epo ne tere kete zallamahi qe po kalojme, duke pare tv e kthej rastesisht tek Arbana dhe degjoj emrin tim dhe emisionin “Ku Je”, aty ku une e kam filluar !!!!

U habita…”Aida nuk ma gjeti nenen dhe ma gjete ti….”

Une gezohem shume qe ky zoteri e gjeti nenen biologjike, por gazetaret e emisionit qe pergatisin kete emision , duhet te investigojne kur permendin emisione dhe emra…

E çuditshme se ne 4000 raste te humburish qe kam pasur te denoncuar ne emisionin tim, ky zoteria ne fjale nuk ka qene asnjehere !!!

Epo te permendet emri dhe hidhet balte mbi nje pune 11 vjeçare , me rreth 1600 persona te gjetur, vetem e vetem per te bere numra audience, kjo me habiti…

Nese ky eshte profesionalizem sdi çte them… Nuk respektohet asnje kod etike dhe asnje ndjenje njerezore , per te cilen ata njerez kane vuajtuar nje jete !

Nejse shpresoj qe keto fjale ti marin me dashamiresi, nga une Aida (meqe me permenden emrin), qe per 11 vjet kam bere kete pune cdo dite dhe kam trasmetuar live cdo jave, emisionin ne kerkim te Njerezve te Humbur”, shkruan Shtino.

ME TE LEXUARAT