Breshëri plumbash në Prishtinë, dy të plagosur

Kosovë&Rajon
Breshëri plumbash në Prishtinë, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur si rezultat i të shtënave me armë zjarri pasditen e kësaj të enjteje në Kolovicë të Prishtinës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësuar, ndërsa një person i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje është arrestuar nga policia. Ndërkohë, arma që dyshohet të jetë përdorur në këtë ngjarje është konfiskuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rreth orës 17:00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë ka pas të shtëna me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Në këtë rast nga arma e zjarrit janë plagosur dy persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Nga ana tjetër, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë.

ME TE LEXUARAT