Lajmi Fundit
Lajmi Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Rama: Makina nuk është e blinduar, ma solli vëllai, e përdor nga 2009, e certifikoi Garda

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë përgjigje opozitës në lidhje me makinën “Lincoln” me të cilën u largua pas momentit që Vladimir Gjuta u kap pranë selisë së PS-së me një pistoletë me fishekë në gojë dhe i maskuar me kapele, tre ditë më parë.

Partia Demokratike deklaroi se makina me të cilën kryeministri u largua ‘është e blinduar dhe në pronësi të vëllait të kryeministrit, Olsi Ramës’. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ngriti pyetjen se përse makina e vëllait të kryeministrit nuk verifikohet dhe bllokohet nga Operacioni Forca e Ligjit. Por kryeministri Edi Rama u shpreh sonte se makina nuk është e blinduar, e përdor që nga viti 2009 kur ia ka sjellë vëllai dhe se është e certifikuar nga Garda e Republikës si e sigurt.

“Makina është qysh në vitin 2009 kur unë kam qenë në opozitë. Ma ka sjellë im vëllai kur kam qenë në opozitë, ashtu sikundër makina që unë përdor si kryeministër nuk është e blinduar. Unë përdor atë makinë se nuk kam dashur ti kushtoj para. Nuk di të jap makinës.

Unë nuk kam asnjë makinë të blerë si kryeministër, makina është që në vitin 2009 dhe makina që thonë se është ‘Benz’-i i ri me raketa brenda, është me qira e dhënë nga servisi. Ka dalë një lajm që kam blerë makinë të re qindra mijëra euro. Në fakt kam çuar një makinë në servis dhe kam marrë me qira një makinë nga servisi.

Përdor atë makinë se nuk kam dashur t’i kushtoj para, dhe i them këto duke përfituar nga audienca që është e mbushur me gënjeshtra, që me këtë rast ta mësojnë të gjithë që unë s’kam asnjë makinë të blerë si Kryeministër. Makina që thonë që është Benz i ri është me qira në përdorim siç e jep servisi kur dorëzon një makinë tjetër.

Deklarata e opozitës janë të një partie që nuk kanë qëllim të ndajnë me popullin të vërtetën. Pse ky është një vend i varfër, unë e fillova nga fakti që me protokoll kryeministrat lëvizin me avionin e shteti. Unë e kam bërë këtë zgjedhje. Unë Biznesin e përdor vetëm kur shkoj në Amerikë, sepse nëse rri në ekonomik nga udhëtimi i gjatë unë dal si pikëpyetje sepse kam një problem shëndetësor. Në raste urgjente kemi marrë dhe charter.

Makinën e certifikoi garda si të sigurt dhe unë e përdor, kam lëvizur në të gjithë Shqipërinë dhe me atë fituam”tha Edi Rama në Opinion, ndërsa gazetarët që ishin në studio konfirmuan se “e kanë verifikuar makinën me të cilën kryeministri shkoi mbrëmjen e sotme në emision dhe nuk është e blinduar”.

Kryeministri tha se nuk beson se do i bënin atentat ditën që Vladimir Gjuta u kap me armë. “Atentatet i krijoni ju” u tha ai gazetarëve në studio.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.