"Doja të shisja dyqanin, por nuk më lejoi", zbardhet dëshmia e burrit që vrau gruan në Durrës

Aktualitet
"Doja të shisja dyqanin, por nuk më lejoi", zbardhet

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e mërkurës, qytetin e Durrësit. Burri ka qëlluar bashkëshorten me levë brenda një dyqani metrazhesh duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas krimit autori është shoqëruar në polici duke dhënë dëshminë e tij. Prej disa kohësh çifti i bashkëshortëve kishin konflikte të herëpashershme, por ajo që e çoi ngjarjen me pasojë vdekjen e Hajdije Tosunit ka qenë një debat i çastit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Autori ka dëshmuar në polici se gjithçka nisi për çështjen e dyqanit.

“Shkak për konfliktin është bere një zënke qe patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni përballë oficerëve.

Ngjarja e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Durrës, ka tronditur opinionin publik, pasi ky ishte rasti i dytë brenda 24 orëve të krimit në familje, citon abcnews.

ME TE LEXUARAT