Stuhitë dhe përmbytjet u marrin jetën 5 personave

Bota
Stuhitë dhe përmbytjet u marrin jetën 5 personave

Këto pamje katastrofike vijnë nga Sao Paulo në Brazil, atje ku stuhitë e shirave që vijojnë prej disa ditësh dhe i kanë marrë jetën 5 personave.

Reshjet e dendura të shiut shndërruan disa rrugë të qytetit në lumenj të rrëmbyer që morën përpara dhjetëra automjete dhe përmbytën katet e para të qindra ndërtesave e parkingje, duke dëmtuar rëndë edhe automjete të luksoze, si në këtë rast.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1300 banorë u evakuuan në çadra pasi banesat u dëmtuan nga ujërat e furishëm. Ndërsa në këtë treg, mbi 7 mijë ton ushqime janë hedhur në plehra, duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 5.4 milionë dollarësh.

Ndër shkaktarët e këtyre përmbytjeve masive dhe të përsëritura, sipas ekspertëve është edhe urbanizimi i zonave pranë shtretërve të lumenjve.

Qeveria ka gati një plan investimesh prej mbi 870 milionë dollarësh për menaxhimin e lumenjve gjatë viteve të ardhshme.

ME TE LEXUARAT