Basha del optimist pas takimit me delegacionin e Venecias: Opozita do te marre vendimin per…

Politikë
Basha del optimist pas takimit me delegacionin e Venecias: Opozita do te marre

Kryetari i PD-së Lulzim Basha e ka cilësuar një takim të frytshëm takimin me delegacionin e Komisionit të Venecias.

Pak pas përfundimit të këtij takimi, Basha teksa foli për gazetarët pohoi se vendi është në kolaps total, pasi sipas tij të drejtat e qytetarëve janë të kërcënuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Takimi me ekspertët ishte i frytshëm. Shqipëria është në krizë të thellë kushtetuese dhe politike. Ilustrimi më i mirë janë këto janë lëvizje të çoroditura të një pushteti që nuk pret as Komisionin e Venecias, por ka çuar masa të tjera në Kuvend për të kapur ligjin. Po merren masa për kapjen e drejtësisë. Kjo ka çuar vendin në kolaps total. E drejta e qytetarëve është e kërcënuar. Republika e Shqipëria nuk është e qytetarëve, por e grushti pushtetarësh dhe oligarkësh, që kanë kapur zgjedhjet, parlamentin, gjykatat, bashkitë. Sot ata kanë kapur shtetin. Kjo nuk është demokraci. Ky nuk është shteti ligjor. Me Komisionin e Venecias diskutuam mbi gjendjen problematike në vend që nga fillim i kapjes së drejtësisë dhe shkatërrimi i reformës në drejtësi. Por diskutuam dhe rrugën e daljes, që të kthehet legjitimiteti i institucionit. Rruga e daljes është që të kthehemi tek institucionet. Kjo është zgjedhja sot para shqiptarëve. Do të vazhdojmë me Shqipërinë me sundimin e 12 oligarkëve apo me zgjedhje të lira he të ndershme”, tha Basha.

Po ashtu Basha u pyet në lidhje faktin që mazhoranca nuk e mbështet kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme, ndërsa ai tha se: “Zgjidhja që kërkojmë se kërkojmë për veten. Ne sakrifikuam gjithçka për t’i hapur rrugë një zgjidhje politike për shqiptarët. Nëse ata do të vazhdojnë të përdorin në mënyrë të paligjshme paratë e pista dhe të vendos interesat e pushtetit të vet dhe të oligarkëve kundër qytetarëve, atëherë opozita dhe qytetarët do të marrin vendimet që i takojnë një shoqëria europiane për t’u përballur me një grusht njerëzish që kanë marrë peng vendin.”.

ME TE LEXUARAT