Ndodh ne Holande, policia ‘te zhvesh’ nese nuk justifikon dot veshjet firmato

Bota
Ndodh ne Holande, policia ‘te zhvesh’ nese nuk justifikon dot

Nëse nuk mund t’i justifikoni veshjet tuaja, atëherë policia mund t’i konfiskojë ato. Ne biseduam me të rinjtë e Roterdamit për masat e reja që synojnë të parandalojnë kriminelët dhe rrezikun e dallimit racor, shkruan Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group.

”Herën e ardhshme që do të vizitoni qytetin holandez të Roterdamit, ju duhet të merrni parasysh me shumë kujdes ato që do të vishni. Jo vetëm sepse njerëzit me sqimë të Roterdamit nuk mahniten me lehtësi, por edhe sepse forcat e policisë së qytetit po planifikojnë të ndalojnë dhe të marrin në pyetje të rinjtë që shëtisin me rroba të shtrenjta firmato”, shkruan Van Drielen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

”Nëse ju nuk jeni në gjendje të provoni se veshjet tuaja të shkëlqyera ‘’Gucci’’ janë blerë me para të bëra në një mënyrë të ndershme, ato mund të konfiskohen. Para se të fillohet masa e re, oficerët e policisë në qytet do të marrin trajnime speciale për të dalluar ndryshimin mes një ‘Giorgio Armani’ dhe, të themi, ‘Georgio Peviani”, thekson ai.

”Autoritetet shpresojnë se kjo do të funksionojë si një pengesë për kriminelët në moshë të re, por vendasit mendojnë se masat mund të jenë të paligjshme dhe në mënyrë të pashmangshme do të çojnë në profilizimin racor – edhe pse një shef policie, Frank Paauw u kundërpërgjigj duke këmbëngulur se oficerët e policisë do të ndalojnë dhe do të marrin në pyetje vetëm njerëzit që janë tashmë në sistemin e tyre”, shton Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group./ATA

ME TE LEXUARAT