Xhaçka: Qindra gra e vajza të FA në vijën e parë të betejës me koronavirusin, mirënjohje për sakrificën

Politikë
Xhaçka: Qindra gra e vajza të FA në vijën e parë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje për vajzat dhe gratë e Forcave të Armatosura që sot janë në vijën e parë të betejës me COVID-19.

Xhaçka shprehet se ato kanë lënë familjet e tyre në shtëpi dhe po shërbejnë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

STATUSI I OLTA XHAÇKËS

Me qindra gra e vajza, efektive të Forcës së Armatosur janë në terren si pjesë e patrullimit në komunitet.

Mirënjohje për sakrificën dhe kontributin e tyre dhe të gjithë efektivëve dhe mjekëve të Forcës së Armatosur, shumë prej të cilëve janë sot në vijën e parë të betejës me COVID-19, duke lënë në shtëpi familjet e tyre. #FaleminderitPërShërbimin

ME TE LEXUARAT