Papa sëmuret një ditë pas vizitës së solidaritetit me pacientët e koronavirusit

Bota
Papa sëmuret një ditë pas vizitës së solidaritetit me

Papa Françesku është detyruar sot të anullojë meshën në Romë me klerin pasi po vuan nga një “sëmundje e vogël”.

Megjithse Vatikani e përshkroi zhvillimin si një “mungesë dispozite” ngjarja ka shkkatuar panik pasi një ditë më parë kryeprifti 83-vjeçar ishte në sheshin Shën Peter duke puthur duart e duke prekur faqet e dashamirësve, duke thënë se donte të tregonte solidaritet me vuajtësit nga koronavirusi vrasës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo bëri që ai sot të mos marrë pjesë në eventin e rëndësishëm në bazilikën e San Giovani Lateran sot në mëngjes në Romë.

Një zëdhënës tha se Francesku do të vazhdojë impenjimet e tjera ditore pro brenda Vatikanit.

Nuk ka ende njoftime nga Vatikani për natyrën e sëmundjes së Papës por dje ai është parë duke teshtirë e duke u kollitur në Meshën e Hirit të mërkurën.

Italia është përfshirë nga epidemia e koronavirusit vrasës dhe disa qytete në veri janë bllokuar për ndalimin e përhapjes. Në Romë tre treja rastet e evidentuara janë shëruar.

ME TE LEXUARAT