Meta e kallëzoi në SPAK, ministrja Gjonaj thyen heshtjen!

Politikë
Meta e kallëzoi në SPAK, ministrja Gjonaj thyen heshtjen!

Pasi presidenti i Republikës, Ilir Meta dorëzoi kallëzim penal në SPAK për ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, me akuzën se ka shkelur kushtetutën, ka reaguar kjo e fundit.

Në një deklaratë për shtyp, Gjonaj u shpreh:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I duhej lënë presidentit koha për të ezauruar seritë e spektaklit për “grupin armiqësor”. Nuk iu përgjigjem fjalëve të padenja të presidentit. Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të kauzave politike. Deformimet faktike të këtij show presidencial janë mbresëlënëse. Presidenti ka një hall dhe ajo është reforma në drejtësi. Parashikimet ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses janë të qarta.

ME TE LEXUARAT