Venezuele/ Sekuestrohen 5 ton kokainë, arrestohen disa shtetas malazezë

Bota
Venezuele/ Sekuestrohen 5 ton kokainë, arrestohen disa shtetas

Autoritetet në ishullin holandez të Karaibeve në Aruba kanë kapur një sasi të konsiderueshme prej pesë ton kokainë në bordin e një anije të quajtur Aresa dhe kanë arrestuar disa shtetas malazezë. Mësohet se sasia e kokainës ishte ngarkuar në Kolumbi dhe kishte si destinacion Greqinë.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi të mërkurën më 26 shkurt tha se arrestimi ishte pjesë e një veprimi ndërkombëtar i filluar prej muajsh nga autoritette malazeze, serbe, holandeze dhe britanike, shkruan Balkan Insight.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat malazeze raportuan se anija po lundronte nën flamurin e Kamerunit në momentin që u kap në ujërat e Venezuelës.

"Ky hetim tregon se vetëm përmes punës së vazhdueshme të përbashkët policia mund të marrë rezultate cilësore në ndalimin e trafikut ndërkombëtar të drogës," tha policia malazeze.

ME TE LEXUARAT