Olsian Cela kritika prokuroreve te Shkodres: Keni harruar te aplikoni ligjin antimafia

Aktualitet
Olsian Cela kritika prokuroreve te Shkodres: Keni harruar te aplikoni ligjin

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka dhënë udhëzime por edhe mesazhe të forta për prokurorët nga Shkodra.

Çela ka qenë në Shkodër, për analizën vjetore të 2019 të Prokurorive në rang Apeli për veriun e vendit, ku deklaroi se Prokuroria po përballet me sfida të rëndësishme qoftë me reformën në drejtësi por dhe nevojën që ka vendi për një prokurori efikase.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si çdo vit analiza kristalizon atë çka është bërë gjatë këtij viti me momente pozitive dhe negative. Prokuroria po përballet me sfida të rëndësishme qoftë me reformën në drejtësi por dhe nevojën që ka vendi për një prokurori efikase. Jemi në faze rikonstruksioni. Që nga fundi i vitit prokuroria ka kompetenca te reja si antikorrupsion anti mafia dhe krimin e organizuar.

Duket se me SPAK relativizohen prokuroritë por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale të hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushe tjetër objektiv. Pastrimi i produkteve të çështjeve penale, suksesi ka qenë i mangët. Duhet të grumbullojmë prova tek krimi financiar.

Duhet të aplikojmë ligjin antimafia. Shkodra, Lezha, Kukësi etj kanë forma të ndryshme krimi. Ju keni provën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur”, deklaroi Çela.

ME TE LEXUARAT