Turizëm, portali prestigjoz britanik i udhëtimeve propozon Shqipërinë

Aktualitet

detePortalet britanike vazhdojnë të propozojnë Shqipërinë si një nga destinacionet më tërheqëse turistike për 2015-ën duke ua rekomanduar pushuesve si një prej vendeve që duhet të zgjedhin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Portali prestigjoz britanik i udhëtimeve dhe modës, “Stylist.co.uk” e ka renditur vendin tonë të tretin, në 5 destinacionet më të mira, si mundësi për të kaluar pushimet verore.

Shqipëria renditet e treta pas Marsejës së Francës dhe Portos të Portugalisë. ”Nga bukuria jashtë radarit e rivierës shqiptare tek qytet­-porti i lulëzuar i Marsejës, tani i arritshëm nga Eurostar”, shkruan portali britanik. Shqipëria cilësohet si vendi më i mirë për plazhet me bollëk, që ka të gjitha bukuritë e bregdetit të Mesdheut, por me çmime më të arsyeshme. Sipas artikullit, vendi ynë është shpallur si “sekreti i fundit i Evropës”, ku turistë nga Italia dhe Ballkani vizitojnë shtrirjen e lavdishme prej 120 km të bregdetit në jugperëndim të vendit, prej vitesh.

Theksi vihet tek riviera midis Vlorës dhe Sarandës, “mbuluar me një peizazh të gjerë e të thyer, i pasur me agrume dhe plantacione ulliri, laguna të fshehura dhe plazhet të izoluara”. “Ushqimi është një përvojë e lirë dhe e AAAAAAAAAAAAAAAAkënaqshme, një vakt i përzemërt në restorant do t’ju kushtojë me ekuivalentin e rreth 9 stërlina”, thuhet në artikull. Turistët këshillohen të shijojnë veçanërisht plazhin e Ksamilit dhe atë të Dhërmiut. Po ashtu vizita emocionuese, sipas artikullit, janë ato në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe qytetin antik të Butrintit.

Në artikull thuhet se pas një dite plazh asgjë nuk mund t’ju shijojë më shumë se një gotë e ftohtë birra Korça, një prej markave më të njohura të birrës në Shqipëri. Vendi ynë në këtë klasifikim ndiqet nga Mala e Spanjës dhe Cagliari i Italisë.

ME TE LEXUARAT