Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Soft
Simptoma e re e koronavirusit që nuk e dinte askush!

Duke cituar rastet nëpër spitale, drejtori i Shëndetit Publik të Worchesterit në Massachusetts, Michael Hirsch, thotë se po zbulohet një simptomë e re e koronavirusit tek personat e prekur prej tij.

“ Ajo që kemi parë është se një pjesë e pacientëve nuk vijnë më shumë me probleme të frymëmarrjes sesa me dhimbje e trazim të stomakut”, thotë mjeku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hirsch shpjegoi edhe arsyen e këtij fenomeni. Sipas tij, shqetësime të tilla janë rezultat i faktit që pneumonia tek pacientët zhvillohet në lobin e poshtëm të mushkërive. Ato pësojnë inflamacion, duke irrituar diafragmën që shkakton më tej dhimbje në stomak.

“ Sa më shumë e njohim këtë sëmundje, aq më shumë shohim se manifestimi I saj nuk I përgjigjet gjithmonë “ kornizës klasike” të kollës së thatë dhe temperatures”, thotë eksperti, citon top channel, duke nënvizuar këtu pikërisht shenjën e re të infektimit: dhimbje të stomakut pa simptoma respiratore.

Një situatë e tillë është vënë re më së shumti tek moshat e reja, ndërsa ato të thyerat vazhdojnë të mundohen kryesisht nga vështirësia në frymëmarrje.

ME TE LEXUARAT