Incidenti me Kadri Hazbiun, Feliks Baçi tregon si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit

Nga Rrjeti

Incidenti me Kadri Hazbiun, Feliks Baçi tregon si u gabua me kodin mors

Feliks Baçi, ish drejtues i aviacionit civil në Tiranë, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku rrëfeu histori të padëgjuara mbi incidentet me drejtuesit e lartë të vendit, si dhe për linjat e avionëve që uleshin në Rinas.

Ai rrëfeu se si u gabua me kodin mors në pistën e Rinasit, me protagonist ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Kadri Hazbiu, me shkallët në aeroportin e Rinasit, ku për pasojë u shkarkua nga puna, shoferi i shkallëve.

“Ka ndodhur një incident. Vjen një nga personalitetet e asaj kohe, më duket ish-ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu vinte nga Parisi këtu me një avion, që beri një ulje te komanduar, dhe do vazhdonte fluturimin në Aleksandri.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk ishte komunikuar mirë dhe shkon shkalla te porta… mirëpo shkon poshtë shkallëve, piloti nuk mund të hapte derën dhe u bë një rrëmujë e madhe.

U duk si ofendim. Shoferi i shkallëve u hoq nga puna, se nuk mori masat. Incidente të kësaj natyre kishte.”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT