Pse u pezullua licenca e “Air Albania”?

Nga Rrjeti

Pse u pezullua licenca e “Air Albania”?

Linjës ajrore “Air Albania” në fillim të këtij muaji iu hoq licenca duke ndërprerë kështu të gjitha operacionet e saj.

E themeluar në vitin 2018 ajo menaxhohet nga një konsorcium midis Shqipërisë dhe qeverisë turke.

Kjo, nëpërmjet një partneriteti privat-publik ku “Turkish Airlines” ka 49.12% të aksioneve, dhe pjesa tjetër 50.88% tregtohet publikisht.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Shqipëria ka hartuar ligjet e saj të biznesit për të frenuar pastrimin e parave, në mënyrë që përfituesit e çdo ndërmarrje apo kompanie të regjistroheshin në agjencitë përkatëse.

“Air Albania” u akuzua se nuk zbuloi aksionerët e saj ashtu siç kërkohet nga ligji në vend.

Prandaj, autoritetet shqiptare e pezulluan linjën ajrore më 1 shtator. Ndalimi mund të hiqet nëse linja ajrore paguan një gjobë.

Autoritetet shqiptare i kishin udhëzuar kompanitë për regjistrin e pronarëve, ku do të deklaronin dhe të jepnin informacion deri më 30 qershor 2021.

Nëse kjo nuk bëhej, ligji shkruan se do të vendosej një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ndarja e pronësisë së Air Albania

“Air Albania” është në pronësi të përbashkët të “Turkish Airlines” dhe qeverisë shqiptare.

Kjo e fundit zotëron linjën ajrore nëpërmjet “Albcontrol” e menaxhuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Për më tepër, ajo kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë sipas rregulloreve nga standardet ndërkombëtare të navigimit ajror.

Një kompani private me emrin “MDN” u regjistrua më 7 maj të 2018-ës, nëntë ditë para se të bëhej aksionere e linjës ajrore me dekret të qeverisë shqiptare.

Sinan Idrizi është pronar i kompanisë, dhe kapitali fillestar ishte 100 mijë euro.

Idrizi u përball me disa akuza në një gjykatë turke, megjithatë, ai u shpall i pafajshëm në fund të atij viti.

“Air Albania”, gjithashtu, hasi disa pengesa kur mori autorizimin e saj për të fluturuar në Bashkimin Evropian.

Për këtë arsye, linja ajrore zgjodhi fillimisht të marrë me qira avionë nga “Turkish Airlines” në mënyrë që ata të mund të kryenin fluturime brenda BE-së.

Linja mori më në fund miratimin e saj në maj të 2020-s.

Një hetim zbuloi së fundmi se “Air Albania” paraqiti bilancin e saj të vitit 2018, ku nuk tregonte asnjë aktivitet biznesi.

Gjithashtu nuk janë dorëzuar bilancet përkatësisht për vitin 2019 dhe 2020. Përveç kësaj, kjo është një shkelje e ligjit shqiptar pasi afati i paraqitjes tashmë ka kaluar.

Kjo ishte një arsye tjetër, që autoritetet shqiptare kërkuan pezulluan licencën e operimit të linjës ajrore.

Aktualisht, ajo nuk ka asnjë fluturim në funksion pasi të gjitha aktivitetet janë ndalur.

Le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë me linjën ajrore në ditët në vijim./ albanian post

ME TE LEXUARAT