Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, Basha: Ata që ndodhen në zonat e rrezikuara të largohen

Politikë

Viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, Basha: Ata që

Pas viktimës së parë nga zjarret në Gjirokastër, vjen dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Basha i shpreh ngushëllimet e tij familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës.

Kryedemokrati i cilëson masat e marra deri më tani nga autoritetet si gjysmake dhe sipas tij, ato nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante me zjarret.

Lulzim Basha thotë se, pavarësisht paralajmërimeve, angazhimi i qeverisë ka qenë vetëm me mjete rrethanore. Ndërsa shprehet se emergjencat civile dhe qeveria janë të papërgatitura për situatën e krijuar, kreu i demokratëve u bën thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara që të largohen dhe të kujdesen për jetën.


REAGIMI

“I shpreh ngushëllimet familjes së Andrea Haxhiaj që humbi jetën sot si pasojë e zjarrit në zonën e Gjirokastrës. Masat gjysmake te qeverisë nuk e kanë normalizuar dot situatën alarmante të shkaktuar nga zjarret e ditëve te fundit në vend. Pavarësisht paralajmërimeve të qytetarëve dhe medias, në shumë zona zjarret vijojnë prej ditësh, ndërsa angazhimi i vetëm i qeverisë ka qenë përpjekje me mjete rrethanore të papërshtatshme dhe servirja e videove te zyrës së propagandës. Si në rastin e tërmetit, emergjencat civile dhe qeveria ndodhen totalisht të papërgatitura për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të shmangur pasojat e katastrofave natyrore. Përgjegjësi i kësaj situate vijon turet e inagurimeve false duke lënë në mëshirë të fatit banorët dhe qindra hektarë që po digjen prej ditësh. Është momenti që çdokush që ndodhet në zonat e rrezikuara nga zjarri të largohet dhe të kujdeset për jetën. Forcat e emergjencës që ndodhen në terren të marrin masa urgjente që brenda mundësive të sigurojnë jetën e banorëve të rrezikuar dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme të zjarreve.”

ME TE LEXUARAT