Viktima e parë nga zjarret në vend, reagon Rama: Operacionet e vështira vazhdojnë papushim

Politikë

Viktima e parë nga zjarret në vend, reagon Rama: Operacionet e

Sot u shënua viktima e parë nga zjarret në Shqipëri ndërsa ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet famliljes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, ndërsa thotë se zjarret janë hapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe jo vetëm.

“Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm.

Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT