Viktima e parë nga zjarret, Peleshi në Gjirokastër: Banorët të largohen nga banesat pa rezistencë

Politikë

Viktima e parë nga zjarret, Peleshi në Gjirokastër: Banorët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pas humbjes së jetës së një 64-vjeçari ka shkuar në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.

Peleshi në fjalën e tij ka bërë apel banorëve të tre fshatrave më të rrezikuar në Gjirokastër që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Ndër të tjera ministri ka bërë me dije se në Llogara situata është nën kontroll dhe të gjithë forcat do të përqendrohen në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër.

“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme dhe nuk është e lehtë që  ti vendosësh nën kontroll.

Në këtë fshat është shënuar dhe viktima e parë. Duhet evakuim në  tre fshatra, policia dhe zjarrëfikëset janë në krye të detyrës.

U bëj thirrje banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo që të mos bëjnë rezistencë dhe të largohen nga banesat e tyre.

Ne do të bëjmë më të mirën, dhe duke qenë se në Pash Aliman dhe në Llogara e kemi në kontroll situatën të gjithë forcat do i përqendrojmë në fshatin Asim Zenel në Gjirokastër,” ka thënë Peleshi.

ME TE LEXUARAT