A do e votonte Fatos Nanon për president? Përgjigja epike e Berishës

Politikë

A do e votonte Fatos Nanon për president? Përgjigja epike e

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot nëse do të votonte pro emrit të Fatos Nanos si president i mundshëm.

Berisha tha se Nano është në privatësinë e tij, dhe me humor u shpreh se nuk do të donte që ti prishte qetësinë ish-liderit të socialistëve.

“Unë mendoj që nuk ja vlen që t’ia prishim privatësinë atij, është mes të tjerave një lloj hedonisti, është mësuar me një mikroklimë, më mirë ta lëmë të vazhdojë”, tha Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Emri i Nanos është lakuar në disa raste për postin e presidentit, edhe pse socialistët janë shprehur se kandidati nuk do të jetë një funksionar apo ish-funksionar i tyre.

Raundi i parë i zgjedhjes së presidentit do të konsumohet të hënën.

Në seancën e parë nuk pritet që socialistët të dalin me një emër, sa kohë që janë duke tentuar konsensusin me opozitën.

 

ME TE LEXUARAT