A do të nisni në Shtator bashkëpunimin me PS? Basha zbulon dy pika të raportit të OHDIR

Politikë

A do të nisni në Shtator bashkëpunimin me PS? Basha zbulon dy

Kreu i PD-së Lulzim Basha u pyet nga gazetarët nëse do të nisë në muajin shtator bashkëpunimin me PS për një reformë të re elektorale.

Basha tha se në raportin e ODHIR kanë dy pika që nuk janë dëgjuar më parë, siç ishte ajo e garantimin të votimit të lirë apo të fshehtë.

Për Bashën detyra që ka sot përpara opozita është më e madhe sesa ajo për një reformë të re elektorale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju përmendët rekomandimin numër 1 që ishte ndryshimi i Kushtetutës, që u bë duke përjashtuar opozitën, në kuadër të një plani të mirëmenduar, për ti dhënë partisë në pushtet avantazhe të pamerituara.

Unë dua tiu tërheq vëmendjen te pika 2 dhe 3, nuk mbaj mend as nga zgjedhjet e 1991 që të kërkohet nga shteti të garantojë votime të lira dhe të fshehta, apo të ”intesifikojë përpjekjet për të identifikuar blerësit e votave”, që do të thotë se në 25 Prill nuk janë garantuar zgjedhjet e lira.

Në asnjë raport për vendet e rajonit nuk gjen një rekomandim të tillë, detyra para nesh është shumë më e madhe se ribërja në mënyrë gjithëpërfshirëse e një reforme zgjedhore gjithëpërfshirëse”, tha Basha.

ME TE LEXUARAT